Klinika Emergjente brenda katër ditëve ka trajtuar 600 raste
16 maj 2020
| 15:01
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka bërë me dije se vetëm në katër ditët e fundit në Klinikën Emergjente janë trajtuar 600 raste të ndryshime.
Sipas njoftimit të QKUK-së, kjo klinikë mbetet më e ngarkuara në kuadër të klinikave të kësaj qendre.
“Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, vetëm brenda 4 ditëve ka pranuar për trajtim mbi 600 raste. Kjo klinikë mbetet më e ngarkuara në kuadër të klinikave të QKUK-së. Në vazhdim përmes fotografive po paraqesim momente pune nga stafi shëndetësor i Klinikes Emergjente”, ka njoftuar QKUK-ja. (L.G/ Epoka e re)