Klinika Emergjente e mbingarkuar me pacientë
Mbi 92 mijë pacientë janë trajtuar vetëm gjatë vitit 2022 në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka njoftuar të mërkurën se kjo klinikë vazhdon të mbetet institucioni më i ngarkuar me pacientë në sistemin publik shëndetësor në vend.
“Mbi 92 mijë pacientë u trajtuan në Klinikën Emergjente Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), vazhdon të mbetet institucioni më i ngarkuar me pacientë në sistemin publik shëndetësor në vend. Sipas të dhënave zyrtare nga kjo klinikë, 92 mijë e 615 pacientë kanë marrë shërbime mjekësore emergjente, gjatë vitit 2022. Shërbimi Internistik, 26 mijë e 608 pacientë; Shërbimi Kirurgjik, 20 mijë e 671 pacientë; Shërbimi i Reanimacionit, 19 mijë e 809 pacientë dhe Shërbimi i Ortopedisë, 19 mijë e 861 pacientë. Po ashtu, janë kryer 1 mijë e 146 operacione në sallat operative emergjente dhe 5 mijë e 66 intervenime në sallën e vogël të intervenimeve”, ka njoftuar ShSKUK-ja.