Klinika Infektive: Dy pacientë në gjendje më të rëndë, njëri nga ta në gjendje kritike
21 maj 2020
| 12:24
Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) janë duke u trajtuar tetë persona të infektuar me Covid-19, ku dy prej tyre pritet të lirohen sot dhe për dy të tjerë pritet të dalin rezultatet.
“Nga 8 raste të infektuar me Covid -19, pesë pacientë janë në gjendje stabile, një pacientë është me gjendje të rënduar dhe trajtohet në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe dy pacientë janë në Repartin e Mjekimit Intensiv duke u trajtuar (njëri në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe tjetri në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik)”, është thënë në njoftimin e Klinikës Infektive.