Klinika Infektive nuk ka pacientë të konfirmuar me Covid-19
22 prill 2022
| 10:11
Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë së Covid-19, Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës nuk ka të shtrirë asnjë pacient të konfirmuar me Covid-19.
Ndërkaq, në Spitalin e Gjakovës është i shtrirë 1 pacient i konfirmuar me Covid-19.
Sa i përket pacientëve post-Covid-19, Klinika Infektive po i trajton tre të tillë.
Klinika Infektive para disa muajve, pas qetësimit të situatës me Covid-19, ka filluar të ofrojë shërbime shëndetësore edhe për pacientët me sëmundje të tjera ngjitëse.