Klinika Infektive tregon për gjendjen e të infektuarve që po trajtohen në Infektivë

18 maj 2020 | 08:58

10 persona të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës. Sipas raportit të kësaj klinike, tre prej të infektuarve janë në gjendje më të rënduar, në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Nga kjo klinikë sot do të lirohen pesë pacientë të cilët janë shëruar.

“7 raste janë në gjendje stabile, 3 raste janë në gjendje më të rënduar në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, 2 prej tyre janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike, kurse nga klinika do të lirohen 5 raste”, ka njoftuar Klinika Infektive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se…