Klinika Infektive e QKUK-së tregon për gjendjen e pacientëve me Covid
Nëntë pacientë, të infektuar me Covid-19 e të shtrirë në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, po trajtohen për shërim nga kjo sëmundje.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka publikuar sot raportin e Infektives, sipas të cilit, katër pacientë janë në gjendje të rëndë. Po ashtu, Hoti ka bërë me dije Klinika është duke pritur rezultatet për dy pacientë.
“Një pacient është me gjendje të rënduar dhe trajtohet në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe tre pacientë janë në Repartin e Mjekimit Intensiv duke u trajtuar (2 raste janë në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe 1 rast është në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik)”, ka treguar për gjendjen e tyre, Hoti.
(B. D.: ‘Epoka e re’)