Klinika Infektive sot liron 4 pacientë të shëruar nga COVID-i

22 prill 2020 | 10:46

Sot do të lirohen katër persona të cilët kanë qenë të shtrirë në Klinikën Infektive, të infektuar me virusin “Korona”. Sipas raportit 24 orësh të Ministrisë së Shëndetësisë, katër pacientët janë shëruar plotësisht, ndërsa 11 persona janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Njoftimi:

Nga 58 pacientë të infektuar me Covid 19:

  • 46 raste janë në gjendje stabile
  • 11 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive
  • Në mjekimin intensiv vazhdon të jetë në gjendje kritike një pacient, i cili është në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.

Sot do të lirohen nga klinika 4 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid 19.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muajin e kaluar Kylie Jenner u kërkoi mbi 170 milionë…