Klitschko është gati të vdesë për Ukrainën, si babai i tij në fatkeqësinë e Çernobilit
Ndërsa Rusia vazhdon sulmet e saj ndaj Ukrainës, kryebashkiaku i Kievit Vitaly Klitschko vazhdon të kërkojë ndihmë nga e gjithë bota.
Ai ka qenë në ballë të mbrojtjes më të ashpër të çdo vendi kundër një pushtuesi në historinë moderne të luftës.
Krahas vëllait të tij, Vladymirit dhe presidentit Volodymir Zelensky, ata janë bërë heronjtë më të mëdhenj të Ukrainës.
Për shkak të famës dhe suksesit të tyre, ata mund të largoheshin lehtësisht nga vendi dhe të kishin braktisur të gjithë bashkëkombasit e tyre, shkruan Marca.
Por vëllezërit Klitschko kanë dhënë një shembull se si të bëheni një patriot i vërtetë dhe të mbroni atdheun tuaj. Atyre edhe babai u kishte vdekur në fatkeqësinë më të madhe të pasluftës së dytë botërore në Çernobil.
Megjithatë, ka momente në të cilat ne të gjithë shqetësohemi për kryebashkiakun Klitschko nëse nuk vjen ndihma më thelbësore nga aleatët perëndimorë. Klitschkos nuk i intereson, ai është gati për çdo gjë.
Ja çfarë tha Klitschko në një intervistë të fundit me MSNBC: “Nëse vendi im ka nevojë për jetën time, unë jam gati të jap jetën time – për vendin tim, për fëmijët e mi, për të ardhmen”.