Klitschko mesazh për shqiptarët: S’do ta harrojmë kurrë mbështetjen tuaj

08 prill 2022 | 14:02

“Nuk do ta harrojmë kurrë mbështetjen tuaj”. Kështu u shpreh kryebashkiaku i Kievit në një mesazh të transmetuar në manifestimin që po mbahet në Tiranë për t’i solidarizuar me luftën.

Vitali Klitschko ka theksuar se e çmonte shumë këtë mbështetje nga qytetarët shqiptarë.

Mesazhi i plotë i kryetarit të Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko:

Të dashur qytetarë të Shqipërisë!
E dashur Tiranë!
I dashur miku dhe kolegu im, Erion!

Së pari, dua t’ju falenderoj për strehimin e refugjatëve nga Ukraina, sidomos të fëmijëve tanë. E çmojmë shumë mbështetjen tuaj politike dhe ndërkombëtare. Ndihma juaj është shumë e rëndësishme për ne në këto çaste kritike.

E çmojmë shumë dhe nuk do e harrojmë kurrë kush janë miqtë e vërtetë të Ukrainës! Prioriteti ynë kryesor është ta ndalojmë këtë luftë të pakuptimtë në Ukrainë, të ndalojmë vrasjen e qytetarëve. E çmojmë shumë ndihmën tuaj dhe shumë të fala nga Kievi!

Linku i videos

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Infermierëve të Kosovës përmes një komunikate për media…