Klitschko në maj i rikthehet boksit

02 prill 2019 | 11:37

Boksieri ukrainas Wladimir Klitschko do të rikthehet në ring më 25 maj. Legjenda e peshës së rëndë ka arritur një marrëveshje me televizionin DAZN, nga e cila do të përfitojë 120 milionë dollarë për një seri duelesh.

Duelin e parë ukrainasi do ta zhvillojë në vendlindjen e tij, në stadiumin “Olimpik” në Kiev. “Kundërshtari? Do të jetë i jashtëzakonshëm. Do të jetë një nga sfidat më tërheqëse që keni parë kohët e fundit”, mësohet se ka thënë Klitschko.

Ukrainasi është tërhequr nga sporti në korrik të vitit 2017, pas dy humbjesh radhazi nga dy boksierë britanikë, Tyson Fury dhe Anthony Joshua. Fillimisht u përfol se 43-vjeçari do të rikthehej në ring për revanshin ndaj Joshuas, por u tërhoq. Ende nuk dihet se cili është rivali i 25 majit dhe se për sa duele është kjo marrëveshje mes Klitschkos dhe DAZN. Gjithsesi, përflitet për katër duele që do të zhvillohen deri në fund të vitit 2020.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Japonia ka thënë se emri i epokës së re do…