Klitschko paralajmëron rikthimin në boks
Boksieri ukrainas Wladimir Klitschko po përgatit një rikthim të bujshëm në ring, 2 vjet pas tërheqjes së tij.
Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë po shënjestron një revansh me kampionin aktual të këtij Divizioni, britanikun Anthony Joshua, duel që mund të zhvillohet më 13 prill, në “Wembley” të Londrës. Klitschko u tërhoq nga sporti një vit më parë, pas duelit epik të humbur ndaj Joshua dhe duket se ka dëshirë të provojë edhe një herë fatin, për t’u rikthyer kampion bote në moshën 41-vjeçare.
“Ai dëshiron të rikthehet në ring, është në formë dhe pasioni e dashuria që ka për sportin e boksit e ka karikuar. Më ka kontaktuar dhe më ka thënë se është gati të mposhtë këdo në këtë Divizion”, u shpreh Eddie Hearn, menaxheri dhe promotori i Joshua. Duket se Joshua kërkon të gjejë një rival të denjë për duelin e 13 prillit, duke qenë se dy sfidantët e tjerë të këtij Divizioni, Deontay Wilder dhe Tyrson Fury, po shkojnë drejt revanshin, pas barazimit në sfidën e parë. Dhe rikthimi i një legjende si Klitschko në ring, duke lënë pas krahëve tërheqjen, do të ishte një sfidë e madhe për boksin.