
Klopp: Ende nuk jemi kualifikuar
25 prill 2018
| 15:08
Trajneri Jurgen Klopp nuk beson se Liverpooli e ka siguruar finalen e Ligës së Kampionëve, pas fitores ndaj Romës me rezultat 5-2.
Trajneri gjerman e ka marr si shembull atë që i ndodhi Barcelonës, e cila e kishte fituar ndeshjen e parë në “Camp Nou” me rezultat 4-1, por që në ndeshjen kthyese u mposht në “Olimpico” me rezultat 3-0.
“Ne nuk jemi Barcelona, nuk kemi fituar asgjë. Do të shkojmë atje për ta siguruar kualifikimin në finale. A pres një Romë më ndryshe në ndeshjen e kthimit? Po”, Ka deklaruar Klopp.