Klopp: Finalja? Është zhvilluar vetëm ndeshja e parë
28 prill 2022
| 11:22
Liverpooli e mposhti Villarrealin në ndeshjen e parë me rezultat 2-0, por trajneri Jurgen Klopp është më këmbë në tokë. Ai ka thënë se pavarësisht fitores, Liverpooli duhet të jetë shumë i kujdesshëm në ndeshjen e dytë në Spanjë.
“Nuk ishte një ndeshje e lehtë, veçanërisht në pjesën e parë. Por kur ushtruam presion, filluan që gjërat të shkonin siç duhej dhe ne vendosëm në vështirësi kundërshtarët tanë. Afër finales? Vështirë të mendohet, jemi vetëm në ndeshjen e parë. Nuk mund të jemi të relaksuar se fituam ndeshjen e parë, duhet të punojmë shumë dhe të tregohemi të kujdesshëm në Spanjë, ndeshja e kthimit do të jetë më e vështirë”, ka thënë Klopp.