Klopp: Ishte humbje e merituar për Liverpoolin
26 nëntor 2020
| 16:17
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka pranuar se ekipi i tij e meritoi humbjen të mërkurën kundër Atalantës në Ligën e Kampionëve (0-2).
Kjo ishte humbja më e thellë e Kloppit në “Anfield” si trajner dhe për më tepër të kuqtë dështuan ta regjistronin qoftë edhe një goditje të vetme në kornizën e portës.
“Nuk ishte ndeshje e mirë. Të dy ekipet nuk krijuan shumë deri në çastin kur u shënuan golat. Ishte humbje e merituar në një ndeshje të vështirë. Gjyqtari nuk i ra pipit shpesh dhe kjo e bëri edhe më të vështirë për të dy skuadrat. Ne i patëm çastet tona por nuk krijuam shanse”, ka thënë Klopp.