Klopp: Kurrë në jetë nuk e kisha parë Cityn duke vuajtur ashtu sikurse ndaj nesh
11 mars 2024
| 11:33
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e Liverpoolit në ndeshjen ndaj Manchester City (1-1).
Strategu gjerman ka thënë se asnjëherë nuk e ka parë City duke vuajtur aq shumë sa në ndeshjen ndaj “Reds”.
“Kam parë shumë futboll. Unë nuk mendoj se e kam parë ndonjëherë Manchester Cityn të vuaje se si ata vuajtën dhe luftuan në pjesën e dytë. Kam parë kaq shumë shfaqje të bujshme. Të gjithë ishin të jashtëzakonshëm. 10 minutat e para ishim në nxitim dhe nuk ishim me mendjen në fushë. Pjesa e dytë ishte më e mira që kemi luajtur ndonjëherë kundër Cityt”, ka deklaruar Klopp.