Klopp: Ndjenjë e shkëlqyeshme të jesh kampion bote
Jurgen Klopp ka folur pas shpalljes së Liverpoolit kampion bote për klube pas fitores 1-0 në finale ndaj Flamengos.
“Është e shkëlqyeshme, me të vërtetë ndjenjë e shkëlqyeshme të shpallesh kampion bote. Të gjithë jemi të lodhur nga një lojë me të vërtetë intensive. Kemi pasur disa çaste në të kaluarën kur me të vërtetë përpiqem t’i gjej fjalët e duhura në gjuhën time joamtare për ta përshkruar respektin tim për djemtë”, ka thënë Kloppi. “Është e jashtëzakonshme, ishte një paraqitje e jashtëzakonshme, në një ndeshje tepër të vështirë kundër një kundërshtari të mirë. Por, ne bëmë shumë gjëra të mira. Është e pabesueshme, aq shumë momente të mira futbolli. Të gjithë ishin për arsye të ndryshme në avantazh, por pashë aq shumë paraqitje të mira sensacionale dhe jam vërtet i lumtur natyrisht për përkrahësit tanë”, ka deklaruar Kloppi.
Trajneri gjerman ka thënë se tifozët e Flamengos duhet të jenë krenarë për ekipin e tyre, ani pse e humbi finalen ndaj “Reds”.
“Atmosfera në stadium ishte e shkëlqyeshme, përkrahësit e Flamengos kishin gjithë këtë javë, një javë feste këtu dhe, për fat të keq, ndoshta nuk mund të festojnë aq shumë, por ata duhet të jenë krenarë për atë që bënë dhe atë që bëri ekipi i tyre. Mendoj se merituam të fitonim, ne ishim skuadër më e mirë. Në disa çaste kemi pasur një portier vërtet të mirë dhe në të gjitha çastet e tjera ishim skuadra mbizotëruese. Jam vërtet i lumtur”, ka përfunduar Kloppi.