Klopp: Nuk kam frikë nga shkarkimi

03 prill 2023 | 15:16

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur për mundësinë që drejtuesit e klubit ta shkarkojnë ata pas rezultateve jo të mira në Premierligë.

“The Reds” së fundi u mposhtën nga Manchester City me rezultat 4-1, humbja e dytë radhazi pas asaj nga Bournemouthi.

“Nuk kam frikë nga shkarkimi, jo. Nuk ka nevojë të kem frikë. Unë jam plotësisht i fokusuar në punën time, por ne duhet ta zgjidhim këtë situatë. Ne nuk mund të vazhdojmë të luajmë siç bëjmë herë pas here. Duhet të gjejmë një rrugëdalje”, ka thënë Klopp.

Pas 27 ndeshjeve, Liverpooli ka mbledhur 42 pikë dhe pozicionohet në vendin e tetë në tabelën e ligës angleze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës “Iza Grezda”, tash e…