
Klopp për Gakpo: Ai është lojtar i madh
29 dhjetor 2022
| 12:43
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka komentuar në lidhje me transferimin më të fundit të “Reds”, Cody Gakpo.
Gakpo është lojtari më i ri i gjigantit anglez, Liverpool.
Pas komunikimit zyrtar në lidhje me yllin holandez ka komentuar edhe trajneri i “Reds”, Jurgen Klopp.
Sipas gjermanit, ai është një lojtar i madh dhe beson që ka potencial të madh.
“Gakpo, lojtar i madh, por edhe një djalë i zgjuar. Kemi arritur të nënshkruajmë me një lojtar që e njohim prej shumë kohësh… dhe që besojmë se do të ketë një të ardhme vërtet të ndritur me ne. Më besoni, ai ka potencial të madh”, ka thënë Klopp.