Klopp: Përballja me Romën nuk do të jetë e lehtë
Liverpooli dhe Roma do të përballen në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është shprehur jo aq i gëzuar me kundërshtarin e skuadrës angleze.
“Nuk është se kam thënë se jam gëzuar për këtë short, ose jam ndjerë se faleminderit që nuk ishte Bayerni, ose faleminderit nuk ishte Real Madridi. Është një short normal dhe unë e di se është interesant, por është i mirë sepse lajmi më i rëndësishëm është se ne jemi ende në garë. Kush do që është kundërshtari për ne, unë do të kisha thënë se ekzistojnë gjasat për të gjithë”.
“Por, nëse dikush mendon se shorti ndaj Romës është me i lehti, nuk mund të ndihmoj personin që thotë këtë sepse nuk i ka parë ndeshjet ndaj Barcelonës. Në ndeshjen e parë rezultati 4-1 nuk ishte sikur që ishte ndeshja, ishte Messi me gjenialitetin e tij ndaj një skuadre të mirë të Romës. Ndeshja kthyese ishte e jashtëzakonshme, e jashtëzakonshme ajo që ata kanë bërë. Ata është dashur të fitojnë 4-0 ose 5-0. Vërtet me kanë lënë mbresa të mira. Është punë kjo dhe s’ka problem me këtë tash pasi po shikojmë përpara dhe mezi presim ndeshjen e parë”, ka deklaruar Klopp.