Klopp: Pësuam goditje të madhe, por kualifikohemi në Madrid

22 shkurt 2023 | 11:24

Liverpooli mori goditjen e radhës, pasi në “Anfield” u mposht thellë nga Real Madrid (2-5) në Ligën e Kampionëve.

Pavarësisht kësaj humbje, Jurgen Klopp beson te kualifikimi, me trajnerin gjerman që pranon mbrëmjen e dobët, por nuk dëshiron të dorëzohet.

“E nisëm në mënyrë të shkëlqyer, kishim gjithçka që donim, u ndjemë mirë, shënuam dy gola dhe atmosfera ishte e jashtëzakonshme. Më pas ata shënuan çdo gjë u shkatërrua. Goli i dytë i tyre ishte një shuplakë, duhet ta pranojmë, por pas pjesës së parë kam pasur ende ndjenja shumë pozitive. Kjo ishte një goditje e vërtetë. Ne humbëm shumë topa në momentet e gabuara, nuk mbaj mend një pasim për Nunez në pjesën e dytë”, ka thënë Klopp.

“Në fund ua thashë djemve se ishte një goditje e madhe, por një humbje është më e thellë nëse ne nuk mësojmë prej saj. Ne do të mësojmë dhe do të përpiqemi përsëri, ne ende duam të fitojmë në Madrid dhe të kualifikohemi”, ka shtuar Klopp.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se në 15…