Klopp pranon një rol të ri në Liverpool
Jurgen Klopp ka marrë një rol të ri në Liverpool pasi ka hequr dorë nga mundësia për të bërë një rikthim të shpejtë në menaxhim si shef i USMNT.
Taktikani gjerman ka mbyllur një mbretërim nëntëvjeçar si trajner i “Reds” në fund të sezonit 2023-24.
Ai i ka dhënë një lamtumire emocionale “Anfield”-it pasi ka ndihmuar në grumbullimin e titujve të Premier League dhe Champions League gjatë një periudhe ikonë në Merseyside.
Klopp ka pranuar të bëhet një ambasador nderi i Fondacionit LFC – bamirësia zyrtare e klubit dhe ka thënë se do të vazhdojë të punojë për një kauzë që ai e mbështeti me gjithë zemër gjatë kohës së tij në Angli.
“Fondacioni LFC bën një punë të jashtëzakonshme në komunitet si në rajonin e qytetit të Liverpool-it dhe më gjerë. Jam vërtet krenar që vazhdoj punën time me ta dhe emërohem ambasadori i parë i nderit i Fondacionit LFC. Mezi pres të shoh se çfarë mund të bëjmë me këtë tani që kam më shumë kohë në dorë”, është shprehur Klopp.