
Klopp: Ramos, je kanceri i futbollit!
27 maj 2018
| 15:23
Dëmtimi i Mohamed Salah nga mbrojtësi i Realit, Sergio Ramos, i “djeg” akoma trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, tekniku 50-vjeçar, nuk është përmbajtur.
Me një status drejtuar Ramosit, e ka quajtur atë kancer të futbollit. “I dashur Ramos, ndoshta për tifozët e skuadrës tënde mund të jesh hero, por për ata që e duan futbollin në gjithë botën je një kancer për këtë sport”, ka shkruar Klopp.