Klopp: Supersfida e së dielës vendos titullin

04 prill 2022 | 17:04

Manchester City dhe Liverpooli, aktualisht të ndarë me vetëm një pikë në renditje, janë gati për t’i qëruar hesapet në përballjen direkte për titull të dielën.

Një sfidë vendimtare që Pep Guardiola e prezantoi si vijon: “Duhet ta ndiejmë presionin të tillë: nëse humbim këtë ndeshje nuk do ta fitojmë kampionatin. Shpresojmë ta mposhtim Liverpoolin. Duhet ta menaxhojmë presionin në mënyrën e duhur. Ne do të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Qytetarët” i pret “nyja gordiane” e sezonit, fillimisht ndaj Liverpoolit në Premierë Ligë, më pas ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve. Nga ana tjetër, Jurgen Kloppi ëndërron parakalimin.

“Për të vazhduar luftën për titull, ne duhet ta fitojmë ndeshjen kundër Manchester Cityt. Përndryshe do të jetë shumë e komplikuar. Ndeshja e ardhshme e Premierë Ligës do të jetë shumë e rëndësishme. Ne nuk fshihemi. Së pari, megjithatë, duhet t’i luajmë çerekfinalet e Ligës së Kampionëve me Benficën. Kemi vetëm tri ditë në dispozicion, më pas do të mendojmë për Cityn”, ka deklaruar Klopp.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka akuzuar Rusinë për kryerje…