Kloppi: Ajo që bëmë kundër Unitedit ishte e çmendur
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e ka të vështirë të gjejë fjalët e duhura për të përshkruar fitoren 0-5 ndaj “Djajve të Kuq”.
“Çfarë mund të them? A e prisja këtë? Jo. Ajo që bëmë ishte e çmendur. Presioni i lartë, fitimi i topave, shënuan gola të mrekullueshëm. U thashë futbollistëve në pjesën e parë të luanin më mirë. E kontrolluam lojën pas golit të pestë, nuk kishte të bënte me shënimin e më shumë golave, rëndësi kishte të mos kishim dëmtime”, ka thënë Klopp.
“Rezultati është i çmendur, pyeta nëse ka pasur një rezultat të tillë në histori. Lojtarët shkruan një pjesë të bukur të historisë. Është e veçantë, por ne nuk festojmë si të çmendur. Kemi respekt për kundërshtarët, ishim me fat në disa momente, United nuk është në momentin më të mirë”, ka shtuar Klopp.