Kloppi: Bayerni është shumë i rrezikshëm
Trajneri Jurgen Klopp beson se Bayern Munichu mund të jetë “më shumë i rrezikshëm se më parë” kundër Liverpoolit, pavarësisht formës së luhatshme në sezonin 2018/19.
“Redsat” do të presin ekipin e Niko Kovaqit të martën mbrëma në “Anfield” për të zhvilluar ndeshjen e parë mes tyre në fazën e 1/8-ës së Champions League.
Bayerni vjen në këtë ndeshje pas fitores së vështirë të premten në udhëtim te Augsburgu prej 3-2, derisa Liverpooli ka më shumë se 10 ditë që nuk luan një ndeshje, për shkak se vikendin e kaluar orari ishte i rezervuar për kompeticionin e FA Cup.
“Pas gjashtë viteve që kanë dominuar Ligën, ishte e qartë se këtë vit mund të jetë më vështirë për ta”, u shpreh Klopp.
“Janë dy pikë prapa Dortmundit, do të përballen me ta në shtëpi, janë ende në Kupë, në mesin e 16 më të mirave gjithashtu në Champions League… kështu që është situatë shumë normale”.