Kloppi: Duam të kualifikohemi në çerekfinale

11 mars 2020 | 12:40

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e pranon se nuk do ta ketë aspak lehtë të kualifikohet në fazën tjetër, por shpreson se me ndihmën e tifozëve do të arrihet synimi.

Atletico Madridi e kishte fituar ndeshjen e parë të zhvilluar në Madrid me rezultat 1-0.

“Do të jetë ndeshje ku duhet të tregojmë se çfarë kemi mësuar nga dueli i parë në Madrid dhe të dëshmojmë se vërtet duam të kalojmë tutje. Ka shumë mundësi për ne, por kundër një skuadre kualitative do të jetë e vështirë t’i gjejmë ato. Tifozët i kemi dhe duhet të tregojmë një paraqitje të jashtëzakonshme në fushë në të gjitha repartet, nëse duam të arrijmë çerekfinalen”, ka thënë Klopp.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, dhe drejtori…