Kloppi e ka ndërmend të qëndrojë gjatë në Liverpool
Jurgen Kloppi ka vendosur të largohet nga Liverpooli sapo t’i mbarojë marrëveshja me klubin në vitin 2024. Trajneri gjerman synon të qëndrojë në Anfield deri në përfundim të kontratës, e cila i zgjat deri në verën e vitit 2024, pastaj të rikthehet në atdhe.
53-vjeçari nënshkroi marrëveshje të re me të kuqtë në dhjetor të vitit 2019, duke ia kushtuar klubit të ardhmen, dhe vetëm disa muaj më vonë ia fitoi edhe titullin e parë në ligë pas plot 30 vjetëve. Përveç titullit në Premierligë së fundmi, Kloppi e udhëhoqi Liverpoolin edhe drejt fitimit të trofeut në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube sezonin e kaluar. Sfida me të cilën përballet Kloppi tani është ta shtojë këtë sukses në vitet në vazhdim.
“Katër vjet në Liverpool”, ka thënë Kloppi, i pyetur se sa gjatë e ka ndërmend të qëndrojë në Angli. E i pyetur nëse e ka për qëllim të rikthehet në Gjermani, trajneri i të kuqve është përgjigjur: “Patjetër, për të jetuar pasi ta përfundoj karrierën. Më shumë mundësi në Mainz”.