
Kloppi e quan ‘përgjigje perfekte’ fitoren ndaj Newcastle
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e la quajtur “përgjigje perfekte” fitoren e ndaj Newcastle, ku “The Reds” shënuan golin e fitores në minutën e 98-të të lojës.
“Në fund isha shumë i lumtur kur morëm aksionin e fundit dhe ajo që Mo Salah dhe Fabio bënë ishte absolutisht e jashtëzakonshme. Ishte përgjigja perfekte ndaj asaj që kishte ndodhur. Më pëlqeu fitorja, por duhet të kishim luajtur më shumë futboll. Newcastle bëri shumë mirë me mënyrën se si na vunë nën presion”, ka thënë Klopp, i cili pretendoi se nuk kishte parë asgjë, kur gjësende u hodhën nga bankina e Newcastle në drejtim të stafit të Liverpoolit, kur po festonin për golin e dytë, shkruan Guardian.
“Nuk e pashë, sinqerisht. U ktheva në anën tjetër për të festuar dhe kur u ktheva u befasova”, ka shtuar Klopp.