Kloppi e Ronaldon në ‘Anfield’

25 nëntor 2022 | 14:36

Ka informacione se Cristiano Ronaldo mund të kalojë te Liverpooli. Thashethemet më të çmendura të ditës erdhi nga Diario AS mjaft i besueshëm. Botimi spanjoll pretendon se Jurgen Klopp është i interesuar të sjellë 37-vjeçarin në “Anfield”.

Manchester United dhe Ronaldo kanë shkëputur kontratën “me marrëveshje të përbashkët”, që do të thotë se në janar ai mund të transferohet pa pagesë në çdo ekip tjetër

. Kjo erdhi pas intervistës së tij shpërthyese me Piers Morgan, në të cilën ai kritikoi klubin, lojtarët e rinj, ish-shokët e skuadrës dhe trajnerin. Megjithatë, është e vështirë të besosh në një informacion të tillë. Ronaldo nuk është aspak si lloji i lojtarit që Liverpooli do të kërkonte duke pasur parasysh moshën, egon, pagën dhe një sërë faktorësh të tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të…