Kloppi habitet me shpenzimet e Chelseat
03 shkurt 2023
| 15:42
Jurgen Klopp ka bërë shaka në konferencën për shtyp kur është pyetur për merkaton e skuadrës së Chelseat, që investuan plotë 327 milionë euro në merkaton e janarit për të përforcuar skuadrën.
“Merkato e Chelseat? Nuk them asgjë pa avokatin tim … Nuk e di se si është e mundur, por nuk jam unë ai që duhet të shpjegoj se si kanë shkuar gjërat. Nuk e kuptoj këtë lloj biznesi, por janë shifra të mëdha. Janë lojtarë shumë të mirë, ndaj dhe i përgëzoj”, ka thënë Klopp.
Chelsea ka shpenzuar më shumë se Seria A, Bundesliga, La Liga dhe Ligue 1 të marra të gjitha së bashku.