Kloppi: Ishim thuajse perfektë, por për pak desh humbëm

16 shtator 2021 | 12:57

Liverpoolit iu desh të djersiste deri në minutën e pestë shtesë për të siguruar suksesin kundër Milanit. Megjithëse kaluan të parët në avantazh, anglezët shpërdoruan gjithçka në 110 sekonda kur Milani përmbysi rezultatin. Fitorja erdhi, siç edhe pritej, ndaj edhe trajneri Jurgen Klopp vendos t’i njohë meritat italianëve.

“Ishte një ndeshje thuajse e përsosur, përveç faktit se për pak desh humbëm. Repartet tona humbën lidhjet dhe pësuam dy gola. Fatmirësisht patëm rastin që të rimerrnim në dorë ndeshjen duke shënuar edhe ne dy gola shumë të bukur”, ka thënë Klopp.

“Nuk isha e nuk jam i mërzitur. Me thënë të drejtën e prisja që mund të ndodhte kështu, sidomos duke marrë për bazë ato që ndodhën në dhjetë minutat pararendëse të golave të Milanit. U mundova t’i përçoja mesazhet e mia djemve në fushë, por e pata të vështirë sepse tifozët në tribunë po dhuronin spektakël. Në mesfushë duhet të jesh gjithmonë i organizuar dhe ne nuk ishim, ndaj edhe u ndëshkuan. Mezi prita pushimin e ndeshjes për të sistemuar disa nga problematikat tona”, ka shtuar Klopp.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Stafit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi, ka…