Kloppi: Ishte një ndeshje fantastike, s’mund të jem i zhgënjyer
Jurgen Klopp nuk i heq asgjë paraqitjes së Liverpoolit të tij dhe është shumë i kënaqur nga ajo që kampionët e tij prodhuan në “Wembley” ndaj Manchester Cityt.
“Uau, ishte me të vërtetë një paraqitje shumë e mirë, një ndeshje e fuqishme në pjesën e dytë. Të dyja skuadrat kanë bërë një fazë përgatitore të ngjashme. Fola me Kevin De Bruyne pas ndeshjes dhe të dy ramë dakord se nuk e dimë ende se në çfarë kondicioni jemi. Gjëja më e paktë që meritonim ishte barazimi. Një pritje e vendosi finalen dhe ne nuk mund të jemi kurrsesi të zhgënjyer. Paraqitja ishte shumë më e rëndësishme sesa një fitore”, ka thënë Klopp.
“E dimë që jemi ende atje, e dimë që mund të luajmë akoma futboll të mirë. Në pjesën e parë mund të ishim vendosur më mirë. Por edhe ne patëm raste gjithashtu. Në pjesën e dytë ndryshuam disa gjëra në pozicionim. E donim trofeun dhe në fund ishte pak fat. Urime Manchester Cityt”, ka shtuar Klopp.
Një problem muskulor për Milnerin shqetëson Liverpoolin, por trajneri thotë se nuk është asgjë serioze: “Ishte një shqetësim i vogël muskulor. Ai duhet të jetë gati për javën tjetër. Mund të mos jetë gati të stërvitet të hënën, por do të jetë të martën”.
Dhe në fund, optimizmi që lë paraqitja e skuadrës së tij në fushë: “Do të përpiqemi që të fitojmë më shumë trofe këtë sezon dhe mendoj se djemtë e treguan këtë në fushë, i pashë shumë të uritur. Të dyja skuadrat donin të fitonin. Dhe skuadra ime nuk është aspak e kënaqur”.