Kloppi: Kemi zhvilluar sezon të jashtëzakonshëm

18 maj 2022 | 14:30

Liverpooli mori tri pikë të arta përballë Southamptonit duke çuar në një pikë diferencën me Manchester Cityn, një javë përpara mbylljes së edicionit. Pas sfidës, trajneri gjerman u shpreh i lumtur dhe së bashku me skuadrën do të besojë deri në fund te titulli kampion.

“Ne nuk dorëzohemi kurrë dhe këtë do të bëjmë edhe javën e fundit. Do të luajmë në shtëpi dhe atmosfera do të jetë e jashtëzakonshme. Natyrisht, jemi të vetëdijshëm që jo gjithçka është në dorën tonë, por ne do të bëjmë maksimumin dhe do të bëjmë detyrën, do të futemi në ndeshjen e fundit vetëm për tre pikët. Futbolli është një lojë e ndërlikuar, thjeshtë duhet të përqendrohesh te skuadra jote, jo të shohësh të tjerët. Më besoni, nuk po flas sikur Wolves, kundërshtari ynë në ndeshjen e radhës të mos ekzistojë, i respektoj në maksimum dhe e di shumë mirë që asgjë nuk do të jetë e lehtë. Kemi bërë një sezon të jashtëzakonshëm dhe të jashtëzakonshëm do ta mbyllim. Deri në sfidën e fundit le të shijojmë këtë ndjesi, prandaj ky sport është i veçantë”, u shpreh Klopp.

Të dielën, më 22 maj në orën 17:00, në Premier Ligë do të luhen ndeshjet e fundit që do të përcaktojnë dhe skuadrën kampione.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i…