Kloppi kërcënon: Mund të tërhiqem nga Carabao Cup
Trajner i Liverpoolit, Jurgen Klopp nuk ka kohë as të shijoj fitoren spektakolare përballë Arsenal, ku siguroi një biletë në për fazën çerekfinale, pasi i duhet të mendoj menjëherë për angazhimin e radhës. Tekniku gjerman është kundër kalendarit asfiksues.
“Nëse nuk gjejmë një datë të përshtatshme për ne do të thotë se nuk do të luajmë fare, kushdo të jetë kundërshtari ynë në çerekfinale, nuk do zbresim në fushë”, ka thënë Klopp.
“Nuk e kam bërë unë kalendarin, janë persona të tjerë që duhet të shqetësohen. FIFA thotë se duhet të jemi për Botërorin e klubeve, sigurisht që do të shkojmë. E njëjta gjë edhe në Premier Ligë, ku nuk mund të mungojmë. Më pas është edhe Carabao Cup, dëshirojmë ta luajmë këtë turne, por nuk dëshirojmë që ndeshja të zhvillohet ditën e Krishtlindjeve në orën 3 të mëngjesit. Deri më sot problemi i kalendarit është injoruar por është më mirë që këto probleme të bëhen publike tani, nuk duam të jemi ne viktima e këtij sistemi”, ka shtuar tekniku gjerman.