Kloppi komenton humbjen nga City: Qysh në minutat e para humbëm besimin në fushë

23 dhjetor 2022 | 13:41

Skuadra e Liverpoolit është eliminuar nga Carabao Cup pasi është mposhtur nga Manchester City me rezultat 3-2.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thënë se ka qenë një ndeshje shumë e vështirë ku në 15 minutat e para të ndeshjes kanë hupur edhe besimin në fushë.

“15 minutat e para ishin shumë të vështira, luajtëm me një formacion të cilin nuk e kishim të praktikuar. Shihej qartë që kishte ende nevojë për përshtatje, më pas kur ishim më kompaktë patëm momente të mira. City është një super skuadër dhe në fushë nuk të falin asgjë. Por, e theksoj se fillimi ishte i vështirë, për shkak të 15 minutat e para humbëm edhe besimin në fushë”, ka thënë Klopp.

“Më pas pësuam menjëherë në pjesën e dytë, por ajo që dua të them është se pësuam gola të kotë. Në golin e tretë ne thjesht po shihnim topin derisa të mbërrinte te Ake që shënoi më pas, aty nuk ishte askush për të mbuluar edhe pse dy lojtarë të Cityt ishin të vetëm. Por, tashmë është një rezultat që duhet ta pranojmë”, ka deklaruar trajneri gjerman.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Digjitalizimi i gjithëmbarshëm është një nga objektivat kyçe të programit…