Kloppi kundër shtyrjes së ndeshjeve në Premier Ligë

17 dhjetor 2021 | 11:54

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp nuk dëshiron një pauzë totale në Ligën Premier, pas zërave të shumtë për shtyrjen e ndeshjeve.

Klubet në Angli po përballen me shpërthime të mëdha të Covid-19 për shkak të një varianti më të transmetueshëm të virusit siç është Omicron. Pesë nga dhjetë ndeshjet e planifikuara për t’u zhvilluar në fundjavë janë shtyrë, ndërsa vetë Liverpooli ishte skuadër e prekur.

“Reds” kishin mungesën e tre lojtarëve si rezultat i testeve pozitive kur mposhten Newcastle United me 3-1 të enjten, por kjo nuk e pengon Kloppin.

“Ndalimi i ligës ndoshta nuk është gjëja e duhur, por me orarin duhet të jemi më fleksibël”, ka thënë fillimisht Klopp për “BBC”.

“Deri më tani, futbolli e mbajti atë shumë jashtë me regjimet e testimit, gjërat e mëdha disiplinore për djemtë shkuan shumë mirë, por këtë herë është vërtet e vështirë”, ka deklaruar trajner gjerman.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universiteti Shtetëror i Tetovës (USHT), i njohur si Universiteti i…