Kloppi: Me Salahin, çdo gjë në rregull

21 shtator 2018 | 16:35

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp gjatë konferencës për medie është pyetur edhe për çështjen e Mohamed Salah, të cilin trajneri gjerman e zëvendësoi me Xherdan Shaqirin në sfidën e fundit ndaj PSG-së.

“Në anën mbrojtëse Salah ishte i jashtëzakonshëm në dy ndeshjet e fundit. Kjo do të thotë gjithçka për mua sepse tregon se është gjithmonë i gatshëm të punojë për ekipin. Ka gjithmonë futbollistë që nuk shënojnë, por janë në gjendje të mirë dhe luajnë mirë. Të gjithë presin çdo ndeshje nga ‘Mo’, kjo dhe për shkak të sezonit të kaluar. Ne duam që ai të shënojë sa më shpesh të jetë e mundur”, ka thene Klopp, duke shtuar: “Me Salah, gjithçka është në rregull, me të vërtetë. Ai humbi topin para se të pësonim golin e dytë kundër PSG-së, por kjo nuk ishte arsyeja që e zëvendësova. Ndihem mirë me të, mendoj se e njëjta gjë vlen dhe për të. Në fund të sezonit ne do të shohim se si është, jo në fillim”.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Poeti zviceran Beat Brechbuhl është laureat i çmimit “Naim Frashëri”,…