Kloppi: Messi është lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë
“Lionel Messi ka qenë më i miri nga të gjithë lojtarët që kam takuar”, ka thënë Vicente Del Bosuqe pak ditë më parë për kapitenin e kombëtares së Argjentinës.
Në të njëjtën linjë, ai që ngriti zërin për të lavdëruar yllin e Rosarios ishte trajneri i Liverpoolit, Jurgen Kloop, i cili theksoi se për të ishte një kënaqësi ta shihte në Botërorin e Katarit 2022.
“Ai është lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë në jetën time. Mënyra se si ai luan futboll në moshën e tij më habit. Performanca e tij mund të na japë një ide se sa kohë mund të luajnë futbollistët në nivelin më të lartë. Ishte një kënaqësi për mua që ta shihja atë në Kupën e Botës. Ajo finale ishte një mrekulli. Pas 80 minutave lojë, unë kam parë finalen më të bukur ndonjëherë, jam shumë i lumtur. Është diçka e veçantë, ata e meritonin”, është shprehur trajneri gjerman.