Kloppi: Mezi e pres përballjen me Bayernin
17 dhjetor 2018
| 17:17
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se mezi po pret përballjen me Bayern Munchen në fazën e parë të eliminim direkt të Ligës së Kampionëve.
“Të gjithë e njohim stadiumin, atmosfera është e madhe. Është më të vërtetë udhëtim i mirë për të gjithë tifozët, është një qytet fantastik, pra çdo gjë është mirë. Udhëtimi nuk është shumë i gjatë dhe natyrisht ne dimë më shumë për futbollin gjerman se sa ligën tonë, kjo është e vërtetë”, ka thënë Klopp.
“Në fund, lojtarët vendosin në fushë. Ta provojmë. Jo shumë kohë më parë kam luajtur në Bayern në ndeshje zyrtare, pra mezi po pres”, ka shtuar Klopp.