Kloppi në ‘radar’ të Barcelonës
Trajneri Ronald Koeman duket se i ka ditët e numëruara në skuadrën e Barcelonës. Mediet në Spanjë raportojnë se dëshira e drejtuesve katalanas është që në krye të skuadrës të vendoset një trajner me emër të madh, si Jurgen Klopp.
Pavarësisht kontratës që i skadon në vitin 2024 dhe ndjenjës së madhe mes tij dhe popullit të kuq, e ardhmja e tij do të varet shumë se si përfundon sezoni aktual. Disa pakënaqësi në vitin e kaluar mund të kishin ndryshuar mendimet e tij për të qëndruar në Angli, por ky fillim sezoni mes Ligës së Kampionëve dhe Premier Ligës duket se ka sjellë paqen mes palëve.
Në çdo rast, shumë do të varet nga rezultatet që do të arrijë Liverpool, por mbi të gjitha nga ajo që Barcelona do t’i ofrojë verën e ardhshme. Blaugranat janë në kërkim të një trajneri të aftë për t’u lidhur me grupin dhe për ta bërë atë të performojë më mirë.