Kloppi në vend të Heynckesit tek Bayerni
Në shtëpinë e Bayernit flitet vetëm për çështjen e trajnerit. Jupp Heynckes ka deklaruar me kohë largimin e tij nga klubi në fund të sezonit. Me gjithë përpjekjet e drejtuesve për ta bindur 72-vjeçarin të qëndrojë të paktën dhe për një sezon në Munchen, ai ka dhënë jo-në përfundimtare.
Javën e kaluar, “Kicker” zbuloi marrëveshjen e Tuhelit me klubin e Arsenalit, dhe pse asgjë zyrtare. Ish-trajneri i Dortmundit duket se do të marrë drejtimin e “Topçinjve” që duket se do të ndahen nga trajneri i tyre, Arsen Wenger.
Francezi që ka nga viti 1996 drejtimin e klubit londinez duket se do të divorcohet nga ata. Rezultatet e dobëta dhe mungesa e trofeve i kanë ardhur në majë të hundës tifozëve dhe drejtuesve anglezë.
Ndërkohë, në Munchen janë vënë në lëvizje për të gjetur një zëvendësues të Heynkesit. “Bildsport” ka zbuluar një prapaskenë interesante, ku shkruan se ishin disa nga lojtarët më të rëndësishëm të Bajernit, ata që nuk kanë dashur ardhjen e Tomas Tuhelit në krye të bankinës “bavareze”. Arsyeja mbetet e paqartë, por me sa duket Mylerit dhe Levandovskit me shokë nuk kanë preferuar që ai të vijojë në Mynih. Kjo shpjegon dhe vonesën e qëllimshme të negociatave të Honesin me ish-trajnerin e Borussias, Jurgen Klopp.
Ndërkohë, nga Anglia menaxheri i Klopit ka folur për “Daily Mail”, duke mos përjashtuar mundësinë e ardhjes në Munchen të klientit të tij. “Mendoj që puna këtu në “Anfield” nuk ka mbaruar akoma për Kloppin edhe pse atij nuk i pëlqen klima në ishull.
Gjithashtu dhe ndeshjet që luhen në dimër. Klienti ka një kontratë deri në vitin 2022 me Liverpoolin, por mundësia që ai të largohet përpara ekziston”, u shpreh menaxheri.