
Kloppi nuk e ka ndërmend të largohet nga Liverpooli
17 janar 2023
| 12:00
Liverpooi nuk po kalon nëpër një formë të mirë, por trajneri Jurgen Klopp nuk e ka ndërmend të largohet nga “Anfield”.
“Nëse askush nuk më thotë të shkoj, nuk do të largohem – kështu që kjo do të thotë se ndoshta ka një pikë ku duhet të ndryshojmë gjëra të tjera”, ka thënë trajneri gjerman.
Në anën tjetër, as zyrtarët e klubit anglez thuhet se nuk e kanë menduar shkarkimin e Kloppit. Madje, te Liverpooli thuhet se po planifikojnë të tashmen dhe të ardhmen me 55-vjeçarin. Kloppi ka kontratë të vlefshme me Liverpoolin deri më 30 qershor 2026.