Kloppi nuk e merr Shaqirin në Beograd
Xherdan Shaqiri nuk do të jetë në Beograd për sfidën që Liverpooli do të luajë të martën ndaj Crvena Zvezdës.
Lajmi për lënien jashtë të futbollistit me origjinë shqiptare është konfirmuar nga trajneri Jurgen Klop, i cili për shkak të kërcënimeve të shumta në drejtim të futbollistit ka vendosur mos e grumbullojë atë. Tekniku gjerman është i bindur që Shaqiri do ta kuptojë për vendimin e marrë.
“Kemi dëgjuar spekulimet dhe flasim për pritjen që Shaqiri do të merrte dhe megjithëse nuk kemi ide se çfarë do të ndodhte, ne do të shkojmë dhe duam të jemi të përqendruar vetëm te futbolli e nuk duhet të mendojmë për ndonjë gjë tjetër. Ne jemi Liverpooli, një klub i madh, një ekip futbolli dhe nuk kemi asnjë mesazh përtej kësaj. Ne nuk kemi mesazhe politike. Duam që fokusi të jetë në një ndeshje futbolli. Pra, për këtë arsye, Shaqiri nuk është i përfshirë dhe ai e pranon dhe e kupton këtë. Shaqiri është lojtari ynë, e duam dhe do të luajë për ne shumë herë, por jo të martën”, ka thënë Klopp.