Kloppi: Nuk kam parë kurrë një ndeshje më të padrejtë, krenar me ekipin tim

01 tetor 2023 | 15:31

Tottenham fitoi 2-1 falë një autogoli të Matip në minutën e 96-të, por disa vendime të arbitrit dhe VAR-it kanë shkaktuar shumë debate mes tifozëve dhe jo vetëm.

Liverpool-i ka mbetur me dhjetë lojtarë në pjesën e parë pas një ndërhyrje të rrezikshme të Curtis Jones. Megjithatë, VAR nuk ka shfaqur imazhet e plota ku shihet se këmbë e lojtarit të Liverpool-it ka rrëshqitur sipër topit para së të godiste kundërshtarin.

Më pas ka ardhur goli që i është anuluar Luis Diaz për pozicion jashtë loje, por VAR duket se ka marrë një vendim të gabuar me lojtarin e Liverpool që dukej në pozicion të rregullt. Klopp nuk e ka fshehur hidhërimin e tij pas ndeshjes.

“Nuk kam qenë kurrë më shumë krenar për skuadrën time dhe nuk kam parë kurrë një ndeshje si kjo me vendimin më të padrejtë të mundshëm”, ka thënë trajneri gjerman.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri Saul Alvarez i ka mbrojtur titujt e tij të…