Kloppi: Nuk kisha fjalë për Kariusin
Jurgen Klopp ka pranuar se nuk ka gjetur fjalët e duhura për të ngushëlluar portierin Loris Karius pas paraqitjes së tmerrshme në finalen e Champions League.
Gjermani bëri dy gabime trashanike teksa Liverpool është mposhtur 3-1 nga Real Madrid dhe ishte e dukshme në fund të ndeshjes se shokët e ekipit dhe stafi teknik nuk e kanë ngushëlluar lojtarin në fund të ndeshjes. Klopp tani pretendon se arsyeja pse nuk shkoi për ta ngushëlluar ishte se nuk kishte fjalët e duhura.
“Unë mendoj se kur nuk ke çfarë të thuash, mbyll gojën. Dhe përveç se disa gjërave ngushëlluese, nuk kisha fjalët e duhura. Nuk ia kisha idenë se çfarë duhet të thosha. Nuk isha as i inatosur dhe as i zhgënjyer me të. Por nuk kisha fjalët e duhura. Por tani unë kam folur me të. Jo vetëm për këtë çështje por për çdo gjë tjetër”, ka thënë Klopp.