Kloppi pas fitores 7-0: Ishim perfekt, ky është futbolli

06 mars 2023 | 11:23

Jurgen Klopp as në ëndrrat e tij më të mira nuk mund ta kishte imagjinuar se skuadra e tij, Liverpooli do të shkatërronte Manchester United (7-0).

“Nuk kam fjalë. Një ndeshje futbolli spektakolare. E jashtëzakonshme. Ne luajtëm futboll në maksimum ndaj një skuadre në firmë. Fillimi i pjesë së dytë ishte mjaft i mirë dhe fundi gjithashtu ishte i tillë. Ky është futbolli, mund të ndodhë. Kjo ishte shtysa që kërkonim. Na vendos në drejtimin e duhur. Të gjithë duhet të dinë se ne jemi ende rrotull. Nuk ishte kështu për një periudhë kohe, por sonte ishte një shfaqje e vërtetë se çfarë duhet të jemi nga tani e tutje”, ka thënë Klopp.

“Salah u bë rekordmeni i Liverpoolit në Premier? 129 gola, është çmenduri. Çfarë numri i pabesueshëm! Ai është një lojtar special. Në e vlerësojmë tani, por në të ardhmen, njerëzit do të shohin pas në kohë dhe të mahniten, në kemi përjetuar diçka me të vërtetë speciale. Por sot ishin të gjitha performanca në maksimum. Kjo është shumë e rëndësishme për ne. Kanë mbetur edhe 13 ndeshje? Shumë pikë për t’u synuar. Sonte ishte perfekte”, ka shtuar Klopp.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i…