
Kloppi, pas humbjes nga United: Ishte mbrëmja e De Geas
Liverpooli ka mbetur pa fitore edhe pas javës së tretë në Premier Ligë, derisa mbrëmë është mposhtur nga Manchester United (2-1).
Trajneri gjerman Jurgen Klopp, ka thënë se ishte i kënaqur me skuadrën e tij dhe mënyra si e interpretoi lojën, teksa theksoi se me pak fat në finalizim, do të mund të diskutonin për një rezultat tjetër.
“Ata ishin shumë agresivë që në fillim dhe e kuptova që do të ishte një ndeshje e vështirë. Pas golit të Sanchos morëm kontrollin e lojës, por nuk arritëm të shënojmë, për të shkuar në dhomat e zhveshjes me barazim. Në pjesën e dytë goli i Rashford na prishi planet, megjithatë kuptova që kur skuadra luan e qetë, është vërtetë e rrezikshme. Krijuam shuam raste dhe ishim pa fat, ndërsa De Gea tregoi se ishte në mbrëmjen e tij. Pa ato pritje, do të diskutonim për një tjetër rezultat”, ka deklaruar Klopp.