Kloppi, pas kualifikimit: Më vjen mirë që nuk përballemi me Interin çdo javë

09 mars 2022 | 16:44

Pas humbjes ndaj Interit, por që arritën kualifikimin në fazën e çerekfinales, tekniku i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur pas ndeshjes, duke thurur lëvdata për klubin italian.

“Më vjen mirë që nuk përballemi me Interin çdo javë. Ai është kundërshtar shumë i ndërlikuar. Ka luftëtarë”, ka thënë fillimisht Klopp.

“Vështirësitë që patëm ishin shumë afër asaj që prisja. Interi është një skuadër shumë e mirë, e përgatitur për këto lloj ndeshjesh. Pa luajtur shkëlqyeshëm, ne patëm shanse të pastra. Ne mund të kishim bërë më mirë kundër një kundërshtari që e bën jetën të pakëndshme. Ishte një lojë vërtet interesante. Në fund ne e humbëm ndeshjen, e cila padyshim nuk ishte e lezetshme, nuk erdhëm këtu për të humbur një ndeshje në shtëpi. Kundërshtari na shkaktoi probleme, por nëse i kishim shfrytëzuar rastet, fitonim këtë lojë. Humbëm shumë topa të thjeshtë”, ka deklaruar Kloppi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtarët britanikë që shkojnë për të luftuar në Ukrainë do…