Kloppi për Shaqirin: Ishte i përfshirë në gjithçka
Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka veçuar performancën e Xherdan Shaqirit, krahas asaj të Adam Lallanas e Fabinhos në fitoren e sotme ndaj Crvena Zvezdës së Beogradit në Ligën e Kampionëve.
Të Kuqtë mahnitën me një fitore bindëse me Roberto Firminon, Mohamed Salahun e Sadio Manen që shënuan në fitoren 4-0.
Dhe pas barazimit 2-2 mes Napolit dhe Paris St-Germainit, Liverpooli tani është në vendin e parë në grupin e saj.
“Plani ishte të nisnim me sulm, sepse s’e dinim se si do të mbroheshin ata. Deshëm të ishim të gjallë në fushë. Kur ndeshja u qetësua pak, ne nisëm të luanim futboll dhe të krijonim raste – ishte një ndeshje shumë e mirë dhe u kënaqa shumë”, ka thënë Kloppi.
“Ishte mirë që shënuan treshja e sulmit, por ishte mirë që pamë edhe Adamin që u kthye, pamë kundërsulme, pasime si dhe lojën e Danielit. Ishte një ndeshje e mirë futbolli dhe një fitore e merituar”.
“Fabinho ishte i mirë nga fillimi – Shaqiri u përfshi në gjithçka. Është një lojtar shumë i mirë dhe kjo na ndihmoi. Mendoj se ai pati paraqitje shumë të mirë”, tha Kloppi.
Ai tha se grupi është i vështirë për të gjithë.