Kloppi refuzon të marrë drejtimin e Anglisë
31 korrik 2024
| 15:22
Jurgen Klopp ka përjashtuar përfundimisht mundësinë për t’u bërë trajneri i ardhshëm i Anglisë.
“Do të ishte humbja më e madhe e fytyrës në historinë e futbollit, nëse do të thosha: Unë do të bëj një përjashtim për ju. Jam pushim për një vit, ndaj nuk ka asgjë fare. Asnjë klub, asnjë ekip kombëtar. A do të stërvit përsëri? Unë do ta përjashtoja këtë mundësi për momentin. Do të shohim se si do të jenë gjërat pas një viti. Për momentin nuk ka asgjë”, tha 57-vjeçari gjerman në Kongresin Ndërkombëtar të Trajnerëve në Würzburg.
Në aventurën e tij te Liverpool, Klopp zhvilloi 491 ndeshje, me 299 fitore, 109 barazime dhe 83 humbje. Një titull kombëtar, më 2019-2020, por edhe një Ligë e Kampionëve, një Superkupë UEFA dhe Botëror për Klube.